Flash News

Ditari i Opozitës

"Tirana do t’i kthehet qytetarëve!", Këlliçi: Lapraka në ballë të aksionit dhe mosbindjes civile

\"Tirana do t’i kthehet qytetarëve!", Këlliçi:

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një mbledhje organizative me Degën e PD Nr. 11 në Laprakë, për të diskutuar përgatitjet për protestën e thirrur më 26 nëntor, ora 17:00.

Në një postim në Facebook, Këlliçi theksoi angazhimin e Laprakës për të udhëhequr aksionin opozitar dhe mosbindjen civile, duke i bërë thirrje qytetarëve të ngrihen për rikthimin e Tiranës te qytetarët e saj.

“Lapraka do jetë në ballë të aksionit dhe mosbindjes civile! Tirana do t’i kthehet qytetarëve të saj!” – shkroi ai, duke ftuar të gjithë të marrin pjesë në protestën që pritet të zhvillohet në Tiranë.

Të fundit