All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Tirana drejt mbylljes së numërimit, Tabaku kryeson ndaj Alimehmetit

All - Paragraf - 1

Tirana drejt mbylljes së numërimit, Tabaku kryeson ndaj Alimehmetit

Tirana është qarku i fundit që pritet të përmbyllë procesin e numërimit të votave preferenciale nga zgjedhjet e 11 majit. Aktualisht kanë mbetur edhe 154 kuti votimi për të shpallur rezultatin përfundimtar të mandateve.

All - Paragraf - 3

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në orën 21:00, në kuadër të garës brenda koalicionit opozitar PD-ASHM, kandidatet Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti vazhdojnë rivalitetin për mandatin e 13-të në kryeqytet.

Tabaku ka siguruar deri më tani 16,642 vota, ndërsa Alimehmeti ka grumbulluar 15,021 vota, me një diferencë prej afro 1,620 votash në favor të saj. Kjo diferencë e thellë i jep një avantazh të qartë Tabakut, duke e pozicionuar atë si një nga kandidatët me më shumë gjasa për të fituar mandatin.

Megjithatë, përfundimi i numërimit do të tregojë nëse ky ritëm do të ruhet apo do të ketë surpriza në kutitë e fundit.

Të fundit