Flash News

Ditari i Opozitës

“Tirana ka më shumë banesa bosh në Ballkan”, Berisha: Vendi po shkon drejt krizës falimentuese të ndërtimeve

“Tirana ka më shumë banesa bosh në Ballkan”, Berisha:

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se vendi po shkon drejt krizës falimentuese të ndërtimeve. Duke folur nga tubimi qytetar, Berisha bëri një krahasim dhe tha se Tirana sot ka banesa bosh më shumë se të gjitha vendet e Ballkanit të marra së bashku.

Miqtë e mi, narkoeuro ka shkatërruar përfundimisht tregun e banesave.

Shqipëria sot, Tirana sot ka banesa bosh më shumë se të gjitha vendet e Ballkanit të marra së bashku.

E megjithatë, kullat, monumentet e drogës dhe korrupsionit, lartësohen çdo ditë.

Çmimet shkojnë në stratosferë.

Vendi ecën drejt një krize të tmerrshme falimentuese të industrisë së ndërtimit.

Çdo qytetar që do të blejë një shtëpi në Tiranë, e ka të pamundur, sepse paratë e drogës nuk e lejojnë atë. Narkoeuro e mban çmimin në stratosferë”, u shpreh Berisha.

Të fundit