Flash News

Ditari i Opozitës

"Tirana një kaos i madh, Kryemadhi: Politika arrogante me qytetarët, të përmbyset tranzicioni

"Tirana një kaos i madh, Kryemadhi: Politika arrogante me
Foto gjatë takimit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vijuar me takimet e saj në Tiranë, ku është ndalur në Njësinë nr.11. Ajo tha se Tirana aktualisht është në kaos, jo vetëm prej përmbytjeve që kanë shkaktuar trafik, por edhe prej keqmenaxhimit.

"Të mendosh që në vitin 2021 trafiku për të ardhur nga Paskuqan të bën 40 minuta apo edhe 1 orë, sepse ishte premtuar një urë që do ta bënin për 40 ditë, por ka 140 ditë që akoma nuk kanë filluar punimet e jo më të mbarojë ura për 40 ditë. E gjithë Tirana është në një kaos të madh. Jo vetëm për sa i përket përmbytjeve, por edhe menaxhimit. Ndërkohë që prishen shtëpi për të hapur rrugë të reja, dhe ndërkohë prishen rrugët e vjetra për të ndërtuar pallate dhe kulla, ky është absurditet", tha Kryemadhi.

Kjo e fundit shtoi se politika është bërë arrogante me qytetarët, ndërsa vuri theksin te rëndësia e përmbysjes së tranzicionit.

"Përsëritja është shumë e mirë në arsim, por në politikë ndëshkimi është një moment që i duhet asaj, kur politika në shumicën e rasteve bëhet arrogante me qytetarët. Unë jam e bindur që qytetarët dinë të ndëshkojnë kur ne gabojmë dhe dinë të vlerësojnë kur ne jemi vërtetë të përulur përpara tyre për të realizuar atë gjë. Nëse secili nga ne do të ketë qëllim në vetvete jo për të përmbysur individin, por për të përmbysur tranzicionin dhe për të ndërtuar një sistem që i shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë", deklaroi kryetarja e LSI-së.

Të fundit