Flash News

Ditari i Opozitës

"Tirana përtej progadandës, një qytet i pashërbyer, me rrugë dhe rrugica të harruara"

"Tirana përtej progadandës, një qytet i pashërbyer, me

Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, denoncon me videon e qytetarit harresën që bashkia i ka bërë prej vitesh rrugëve dhe sidomos rrugicave të Tiranës.

Më poshtë statusi i Telitit:

Tirana përtej progadandës, një qytet i pashërbyer, me rrugë dhe rrugica të harruara nga Bashkia prej vitesh.

Shikoni miq pamjet e ditës së sotme që më dërgon një banor i zonës së Ali Demit, pranë shkollës 1 Maji.

Ky është realiteti që përjeton Tirana përtej propagandës së rremë me fishekzjarre rilindase.

Rrugica me gropa dhe shpeshherë edhe rrugica të pashtruara fare.

Rrugica ku pastrimi monopol i EcoTirana duket që nuk e kryen punën për të cilën vetëm këtë vit merr mbi 20 milionë euro nga buxheti i bashkisë.

Tirana nuk është vetëm qendra apo tendat e freskllikut të kryebashkiakut. Tirana e vërtetë sot është shpeshherë e pashërbyer (ndonëse taksat dhe tarifat lokale i paguajmë një më një), Tirana e vërtetë është ajo e zonave të tëra të harruara nga qeverisja lokale.

Reagoni, protestoni me cdo mjet demokratik për të drejtën tonë për jetesë normale. #osotokurrë

Të fundit