Flash News

Ditari i Opozitës

Tirana qyteti më i ndotur në Evropë, Xhaferri: Kryeqyteti pastron paratë e krimit!

Tirana qyteti më i ndotur në Evropë, Xhaferri: Kryeqyteti pastron

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri ka reaguar pas studimit që fakton se Tiranë është ndër qytetet me ajrin më të ndotur në Evropë.

Përmes një postimi në rrjete sociae, Xhaferri shkruan se ndotja është shkaktari i dhjetëra sëmundjeve më të cilat përballën banorët e Kryeqytetit.

Xhaferri shkruan se ndër shkaqet kryesore mbeten ndërtimet pa kriter të dyshes Rama Veliaj, që ndër vite e kthyen Tiranën në Bunkerin më të ndotur të Evropës.

Postimi:

Studimi i fundit fakton se Tiranë është ndër qytetet me ajrin më të ndotur në Evropë, me norma të ndotjes 20 herë mbi vlerën e rekomanduar nga OBSH.

Ndotja është shkaktari i dhjetëra sëmundjeve më të cilat përballën banorët e Kryeqytetit, teksa ndër shkaqet kryesore mbeten ndërtimet pa kriter të dyshes Rama Veliaj, që ndër vite e kthyen Tiranën në Bunkerin më të ndotur të Evropës.

Në emër të kullave  të kokainës zhdukën çdo hapësirë të gjelbër, çdo kënd lojërash dhe në emër të babëzisë u shndërruan në vrasës më pagesë.

Jeta  e prindërve tanë, e fëmijëve tanë është në rrezik për shkak të pangopësisë së këtyre monstrave, vizioni i të cilëve po kryen gjenocid mbi jetët e shqiptarëve.

Sikur të mos të mjaftonte medalja e arit për nivelin e ndotjes, Tirana është edhe Kryeqyteti Botëror i pastrimit të parave në ndërtim, sektor që ndër vite ka shkaktuar këtë nivel ndotjeje të paprecedentë.

Të fundit