Flash News

Ditari i Opozitës

“Titullohet ‘Me Fat’”, Kryemadhi jep detaje nga filmi ku do të marrë pjesë pasi del nga SPAK

“Titullohet ‘Me Fat’”, Kryemadhi jep detaje nga filmi ku

Deputetja Monika Kryemadhi ka dhënë detaje nga filmi ku do të marrë pjesë. Ajo u shpreh se filmi titullohet “Me fat” dhe tregon historinë e një djali të ri që ballafaqohet me sfida.

Në lidhje me pyetjen nëse u takua me ish bashkëshortin Ilir Meta në gjyq, ajo u shpreh se nuk ishte i pranishëm pasi Drejtoria e Burgjeve s’kishte marrë masa për ta dërguar.

Kryemadhi: Nëse do të shkojmë në gjyq do të jetë i hapur. Nuk pushohet çështja, gjithë kjo. Unë për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën sipas SPAK.

  Nuk e takova se drejtoria e burgjeve s’kishte marrë masa për ta sjellë në zyrat e SPAK, është hera e disatë që drejtoria e burgjeve nuk e njofton. Më thanë që do të mi japin shpejt, e tëra ajo që është vetëm prokuroria do të ketë evidencat e veta, ne do të kemi tonat.

Mendoj që mund të ketë dy tre gjëra që do të presin. Më thanë që padia e CEZ DIAS është e 2017-ës, besoj duhet të ketë përfunduar tha. Atyre të filmit u ka ardhur inat se më ka ardhur radha, nuk jam vetëm artiste por edhe organizatore.

Me fat, është film artistik, një djalë i ri që ka një ëndërr. I realizon ballafaqimet, i realizon një shtyse të vogël që ndodh.

Të fundit