Flash News

Ditari i Opozitës

Tjetër deputete kundër Bashës: Jep dorëheqjen, PD ka nevojë për një lider që na çon drejt fitores

Tjetër deputete kundër Bashës: Jep dorëheqjen, PD ka

Një tjetër deputete e Partisë Demokratike ka dalë kundër Lulzim Bashës dhe i kërkuar largimin nga drejtimi i partisë për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme.

Duke folur për News 24, deputetja Dhurata Çupi bëri përgjegjës Bashën për rezultatet e dobëta të zgjedhjeve të 6 marsit. Sipas saj, Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite dhe shkaktari kryesor është lidershipi.

“Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite. Patjetër që shkaktari kryesor është lidershipi. Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen Z. Basha, që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurrimit të drejtë përpara demokratëve.

PD sot ka nevojë për lider që të na çojë drejt fitores. Dëshpërim i madh që PD humbet mbështetjen e shkodranëve e dibranëve, si dy bastionet e PD”, tha Çupi.

 

Të fundit