Flash News

Ditari i Opozitës

Tjetër ish-zyrtar i PS shfaqet në takimin e LSI, Kryemadhi: Mund ta kuptoj zhgënjimin e tyre

Tjetër ish-zyrtar i PS shfaqet në takimin e LSI, Kryemadhi: Mund ta

Ish-kryetari i Partisë Socialiste dhe ish deputeti i kësaj force politike Arion Muça ka marrë pjesë në një takim në qytetin e Fierit me banorë të këtij qyteti së bashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

“Arioni na takoi sot në Fier me nje grup intelektualësh e aktivistësh, që bashkë me të, janë afruar në LSI. Një bashkëbisedim i sinqertë që nxorri në pah sfidat që përballen jo vetëm shumica e shqiptarëve, por edhe vetë ata brenda PS. Mund ta kuptoj zhgënjimin e tyre, pasi dështimet e kësaj qeverie po dëmtojnë të gjithë shqiptarët pavarësisht se cilën parti kanë votuar në të shkuarën.

Unë ju mirëpres të gjithëve, edhe nëse jeni me një parti, pa parti, apo si shumica e shqiptarëve që ndihen të lodhur nga partitë politike, që të bashkoheni me mua dhe LSI në misionin tonë për të rikthyer shpresën, vendet e punës dhe mundësitë këtu në vendin tonë dhe bashkë ta bëjmë Shqipërinë të ndihet sërish shtëpi për të gjithë”, tha Kryemadhi.

Dje, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shfaqur në krah të Sokol Skurës një ish eksponent i rëndësishëm i Partisë Socialiste në rrethin e Librazhdit. Skura ish-anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS dhe ish kandidat për deputet në vitin 2013 iu është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të fundit