Flash News

Ditari i Opozitës

Tjetër seleksionim i kandidatëve për deputetë në PD, Mustafaj: Numri do zbresë me 20%, sa emra do t’i çohen Kryesisë për listën finale

Tjetër seleksionim i kandidatëve për deputetë në PD,

Anëtari i komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në PD, Besnik Mustafaj ka folur për vijimësinë e procesit, i cili po hynë në fazën e tretë.

Mustafaj tha për "Neës 24" se po vijon përzgjedhja e kandidaturave. Nga rreht 400 kandidatët e zgjedhur në fazën e dytë nga anëtarësia e PD, numri do të zbresë me 20%. 

"Po hyjmë në fazën e tretë duke rimarrë kandidaturat e propozuara pas skualifikimeve nga anëtarësia e PD dhe po bëjmë përzgjedhje të reja për të zvogëluar numrin. Ky numër do zbresë 20% nga 400 kandidatët e selektuar në fazën e dytë, që të paraqitet një ekip kryesisë së partisë që do bëjë zgjedhjen përfundimtarë. Për disa ditë mbarojmë", tha Mustafaj.

Të fundit