Flash News

Ditari i Opozitës

Tjetërsimi i truallit të shkollës "Sami Frashëri", LSI kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës

Tjetërsimi i truallit të shkollës "Sami Frashëri",
Foto Ilustruese/ Ndërtimet në "Sami Frashri"

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë hapa konkret pas akuzave publike për tjetërsimin e truallit të gjimnazit “Sami Frashëri”.

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi, ka depozituar sot në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal, përmes të cilit LSI vë në dispozicion dokumentet që disponon ndaj organit të akuzës.

Përmes dokumenteve, LSI pretendon vërtetësinë e akuzave të bëra publikisht nga Monika Kryemadhi disa ditë më parë.

“Kemi ardhur te Prokuroria e  Tiranës ku sapo depozituam një kallëzim për çështjen e truallit të shkollës 'Sami Frashëri'. Dokumentat që ne disponojmë vërtetojnë akuzën e bërë disa ditë më parë nga Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Dokumentat që ne kemi tregojnë që me kartelat e pronësisë së truallit të shkollës 'Sami Frashëri' është ndërhyrë disa herë  duke ndryshuar pronësinë nga shteti në  listë bashkëpronarësh dhe anasjelltas.

Ne jemi këtu për t'i kërkuar Prokurorisë së Tiranës të zbulojë kush ka ndërhyrë në kartelën e pronësisë të kësaj prone publike dhe cili ka qenë synimi i personave që kanë ndërhyrë.

Të jetë e qartë për të gjithë që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të ndalet së thëni të vërtetën.

Siç shpëtuam shkollën 'Sami Frashëri' dhe do t'i shkojmë deri në fund që të mos lejojmë tjetërsimin e kësaj prone, po ashtu do të jemi në krah të qytetarëve të Kombinatit, të Durrësit ,të Shijakut e të gjithë Shqipërisë  për të mos lejuar që qytetarët të jenë viktima të qeverisë së fasadave”, u shpreh Floida Kërpaçi.

Të fundit