Flash News

Ditari i Opozitës

Tokat e përmbytura në Lezhë, PD: Askush nuk shkon për të vlerësuar dëmet

Tokat e përmbytura në Lezhë, PD: Askush nuk shkon për

Ish deputetja e PD, Lindita Metaliaj ka qenë sot në Spiten të Lezhës, zonë kjo e cila u përfshi nga përmbytjet e disa ditëve më parë.

Sipas ish-deputetes, tokat në këtë zonë janë të përmbytura prej 10 ditësh, por deri më tani asnjë nga instancat shtetërore nuk ka shkuar për të vlerësuar dëmet.

 “Asnjë nuk ka vënë dorë 8 vjet e këtej. Vetëm duke ecur indietro. Shesim 350 lekë 1 litër qumësht, më pak se 1 litër ujë”, u shpreh një banor gjatë bashkëbisedimit me Metaliajn.

 “Asnjë ndihmë, asgjë. Edhe kur vijnë, vijnë me kollare dhe aty ku nuk ka ujë”, tha një banor tjetër.

Ndërkohë, Metaliaj iu ka thënë banorëve se në zgjedhjet e 25 prillit ata duhet të votojnë për një qeveri që punon për qytetarët.

“Në 25 prill, të bashkuar do ta ndryshojmë për të sjellë një qeveri që nuk punon për të trefishuar pasuritë si kjo e sotmja, por për të punuar për njerëzit”, ka thënë Metalia.

 

Ditari politik

Të fundit