Flash News

Ditari i Opozitës

"Tollovia e Berishës", Bardhi: Ky është ish-deputeti i PD-së që punoi për djalin e “Qifes”

"Tollovia e Berishës", Bardhi: Ky është ish-deputeti i

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha sot se në ‘Foltoret’ e organizuara nga Sali Berisha, pjesë në mbledhjen e firmave është edhe shefi i shtabit elektoral të deputetit socialist Orlando Rakipit, në zgjedhjet e 25 prillit.

“Po tani çfarë na u tha, “ejani atë ditë dhe verifikojini, ndonjë emër na e jep edhe “Qifja” (Aqif Rakipi) ta fusim aty, që të mbushim sallën. Kështu dëgjova dje se ky grupi nismëtar do të bënte certifikimin  dhe aty ishte shefi i shtabit të Orlando Rakipit, e ka pasur përballë Flamur Noka. Dhe ky shefi i shtabit do të verifikojë mandatet? Organizator i shtabit organizator të “Foltores”,"-  tha ai.

"Kjo tollovi është krijuar për shkak të marrëdhënies së Sali Berishës me SHBA-në dhe me këtë nuk kanë të bëjnë hallet dhe problemet e demokratëve. Nuk njoftohen me Facebook delegatët,” - u shpreh Bardhi.

Bardhi ka lëshuar akuza të forta edhe në drejtim të  kundër ish-deputetit demokrat Keltis Kruja.

“Ish-deputeti i PD, Kruja (Keltis Kruja) ka qenë shef i shtabit të Orlando Rakipit e ka pasur përballë Flamur Noka në Vorë dhe për fat të keq për herë të parë pas shumë vitesh kemi pasur rezultatin më të dobët në histori edhe më keq se në 2017 dhe Vora është partia që ka nxjerr deputet Orlando Rakipin. Zotëria që do të verifikojë mandatet e PD-së ka votuar nr. 12, që ka qenë numri i PS-së Edi Rama dhe 30-ta numri i Rakipit. Ai duke i shërbyer regjimit të Edi Ramës dhe demokratët duke luftuar për të ardhur në pushtet,”- tha ai.

Të fundit