Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti viziton familjen e varfër në Berat: Jeton pak metra larg sheshit ku qeveria shpenzoi 3 mln euro për “Rilindjen urbane”

Alizoti viziton familjen e varfër në Berat: Jeton pak metra larg
Tomorr Alizoti ne nje familje te varfer ne Berat

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit Tomorr Alizoti vizitoi një familje të varfër, e cila jeton pak metra larg sheshit ku qeveria shpenzoi rreth 3 milionë euro për “Rilindjen urbane”.

Gruaja, e cila është invalidë si pasojë e një aksidenti, rrëfeu se së bashku me djalin e saj, jetojnë në një shtëpi të rrënuar, pa ushqim, pa të ardhura dhe pa ngrohje në këto ditë të ftohta.

Qeveria më kërkon taksa ndërkohë më jep 27 mijë lek të vjetra. Unë i paguaj shtetit 60 mijë lek. Kryeministri na tha se do t’ju japim shpërblim, as shpërblim, asgjë.

Na tha që do të bëjë 80 mijë lek përkrahjen sociale, as përkrahjen nuk e bëri. Edhe me sobën e ndezur nuk u ngrohëm, jam e operuar nga këmbët, kam bërë aksident, i kam të dyja me hekur. Për KEMP-in nuk ma rregulluan, duan lek. Me 27 mijë lek çfarë të paguaj, ujin, apo dritat. Hekur nuk përdor, dush nuk përdor, korent nuk përdor, sepse nuk kam me çfarë t’i paguaj”?, tha gruaja.

Për t’u larë ujin e ngrohim tek soba me dru dhe lahemi”, tha djali.

Të fundit