Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli: Basha është vetë ‘non grata’, “pastroi” PD-në pas marrëveshjes me Ramën

Topalli: Basha është vetë ‘non grata’,

Ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e ka cilësuar vendimin e kreut e PD, Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar jo të papritur.

E ftuar në MCN, Topalli thotë se është Basha eshte ai i cili duhet të spallet ‘non grata’ pasi sipas saj,  ‘pastrimi’ i PD-së ka nisur që pas marrëveshjes Rama-Basha në 2017-n.  

Një gjë e kam menduar gjithmonë: ai bëri publike atë që me vite me radhë ka bërë realisht. Arsyetimi i tij është në kontradiksion me çdo gjë që ndodh në zhvillimet politike.

Shpallet non grata ish-kryeministri që nuk kishte asnjë vendimmarrje. Kur ai ka përjashtuar ish-ministra, e ka bërë pas marrëveshjes me Edi Ramën. ‘Pastrimi’ i PD është bërë pas marrëveshjes me Edi Ramën. Absurdi është që ai vetë është non grata, por nuk është i shpallur. Ai u detyrohet shqiptarëve një shpjegim. Ambasadorja tha që liderët mbajnë vetë përgjegjësi dhe ne nuk bëjmë presion. Thika e Brutit ka filluar shumë më herët”, u shpreh Topalli.

 

Të fundit