Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli: ‘De facto’ Basha është shkarkuar, ‘de jure’ do ndodhë më 11 Dhjetor

Topalli: ‘De facto’ Basha është shkarkuar, ‘de

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha ‘de facto’ është i shkarkuar dhe këtë sipas saj, do ta konfirmojë Kuvendi i 11 Dhjetorit.

E ftuar në studion e ‘Debat’ në A2 CNN, Topalli tha se bazuar në nenet e Kushtetutës nëse një kryetar humb zgjedhjet, i mbaron mandati i kryetarit.

“Nëse verifikohen, edhe pse nuk kam dyshim, mazhoranca që merr vendim për kushtetutën, ku një nga nenet është se nëse humb zgjedhjet mbaron mandati i kryetarit, Lulzim Basha është i larguar. Një kryetar qëndron në drejtimin e një force politike apo të një institucioni për sa kohë ai ka mazhorancën. Kjo mazhorancë, të cilën e shohim çdo ditë, por që juridikisht do të verifikohet në datën 11 dhjetor, është kundër fenomenit të Lulzim Bashës. Kështu që de facto, Basha është i shkarkuar, de jure do të ndodhë më 11 dhjetor”, u shpreh Topalli.

Të fundit