Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli me diasporën në Itali: Regjistrohuni 4 marsi afati i fundit

Topalli me diasporën në Itali: Regjistrohuni 4 marsi afati i fundit

E deleguara politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli ka vazhduar takimet e saj me shqiptarët në Itali.

Takimi i fundit është zhvilluar në Savigliano, që siç shkruan dhe vetë Topalli në Instagram, ka qenë një nga më emocionuesit.

"Takimi në Savigliano ishte një nga më emocionuesit!

Sa shumë njerëz kam ritakuar pas kaq vitesh! Sa mall, sa histori njerëzore të ndjera…

Folëm për fuqinë e diasporës dhe potencialin e saj për të ndryshuar Shqipërinë. Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja edhe shumë miq të fëmijërisë.

Diskutuam për urgjencën e regjistrimit, pasi 4 marsi është afati i fundit!

Një falënderim nga zemra për çdo shqiptar, të rinj e të reja, zonja dhe motra që morën pjesë në këtë takim kaq të ngrohtë dhe plot dashuri në Savigliano.

Mirënjohje e veçantë për organizatorin Rebati Dodaj, për angazhimin dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm!", shkruan Topalli.

Të fundit