Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli në Kuvend: Propaganda e qeverisë ka rënë, korrupsioni dëmton rrugët dhe tunelet

Topalli në Kuvend: Propaganda e qeverisë ka rënë,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka kritikuar qeverinë gjatë fjalës së saj në Kuvend, duke deklaruar se propaganda e qeverisë Ramës ka humbur efektin, ndërkohë që skandalet e ndërtimit të rrugëve dhe tuneleve po tregojnë ndikimin e korrupsionit.

Nga foltorja, Topalli u shpreh se zyrtarë të qeverisë, të arrestuar ose nën hetim, po bien njëri pas tjetrit, jo rastësisht, por si pasojë e një modeli qeverisjeje të ndërtuar mbi korrupsionin.

"Sot flasim për satelitë, Smart City, prodhim armësh e makina lufte, fjalë të mëdha, tituj propagandistik. Në urgjencën e spitalit ikin dritat dhe nuk ka as gjenerator. Ky është hendek moral i pushtetit, nga satelitët në qiell te errësira në shtratin e pacientit. Na flasin për shëndetësi moderne por mungon energjia, aparatura, siguria bazë dhe aparaturat. Na flasin për zhvillim në teknologji por pensionet janë më të ulëtat në Evropë.

Qytetarët numërojnë qindarka ndërsa pushteti numëron projekte imagjinare. Ky është ikje nga realitet dhe kur refuzohet, gënjeshtra bëhet sistem. Ministra të arrestuar për korrupsion, të tjerë nën hetim, zyrtarë që bien një nga një jo si aksident por si model qeverisjeje. Kur korrupsioni bëhet sistem, ai shfaqet në asfalt, mungesë gjeneratorësh etj.

Rrugë që çahen nga pesha e korrupsionit, jo nga pesha e makinave e as nga shirat. Tunele që pikojnë pa u hapur se kanë ndërtuar për tendera dhe jo jetë njerëzish. Pastaj vjen mashtrimi i ri, dixhitalizimi. Përmes AKSHI, miliona euro përqendrohen në një rreth të ngushtë të lidhur me pushtetin.”, tha ajo.

 

Të fundit