Ditari i Opozitës

Topalli njofton takimet me shqiptarët në Itali: Bashkimi i energjive të diasporës dhe atyre brenda vendit transformon realitetin

Topalli njofton takimet me shqiptarët në Itali: Bashkimi i energjive

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka njoftuar disa takime me shqiptarët në Itali, duke nisur nga dita e diel në qytetin Pistoia, në rajonin e Toskanës.

Siç njofton në rrjtete sociale, më pas Topalli do të vijojë me takime të tjera në qytete të ndryshme të Italisë, për të diskutuar për angazhimin e diasporës në proceset politike dhe zhvillimet e Shqipërisë. Takimi tjetër do të zhvillohet më 22 janar në Padova, në restorantin “Enoteca ai Colli”, duke filluar nga ora 18:00.

"Ndërtoni të ardhmen e Shqipërisë”: Bashkimi i energjive të diasporës dhe atyre brenda vendit mund ta transformojë realitetin aktual. Mundesia per t’u rregjistruar eshte deri me 4 Mars", shkruan Topalli. 

POSTIMI I TOPALLIT:

Të fundit