Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli: Nuk ka një personazh që mund ta zëvendësojë Berishën

Topalli: Nuk ka një personazh që mund ta zëvendësojë

Drejtuesja e Partisë Demokratike për Diasporën, Josefina Topalli shprehet se PD është aktualisht e vetmja alternativë. E ftuar në A2 CNN, Topalli shtoi se në PD nuk ka aktualisht një personazh që mund të zëvendësojë liderin Sali Berisha.

“Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të rezistojë edhe kur kanë dashur ta zhdukin dhe që ka treguar që ka një program dinjitoz. Nuk ka një personazh që mund ta zëvendësojë Berishën.

Që kur ka dalë, Sali Berisha ka sjellë një frymë tjetër brenda strukturave dhe jashtë tyre. Në vitin 2017, ai që ishte në krye të PD, zhduku klasën politike dhe mori një grup njerëzish që ishin mirë me kryetarin. Tani ky kapitull është mbyllur dhe është një realitet tjetër.


Deri tani, nuk ka njeri në PD që ta zëvendësojë Berishën. Partia Demokratike e ka kryetarin e saj, për të ardhmen do të kemi kohë të flasim”, tha Topalli. 

Të fundit