
Flash News
Sherr mes adoleshentëve, 15-vjeçari përfundon në spital
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe propozimi për votim të fshehtë
Aksident në aksin Peqin–Elbasan, plagosen rëndë dy persona
‘Fight, fight, fight’/ PD-ASHM drejt fitores historike, LaCivita mobilizon fushatën në takimin me kandidatët
Makina përplas këmbësoren në aksin Korçë – Pogradec, ndërron jetë 43-vjeçarja
Topalli thirrje diasporës: Dorëzoni fizikisht zarfin në zyrat e DHL
Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, deklaroi sot se kontributi i emigrantëve shqiptarë është vendimtar për zgjedhjet e 11 Majit.
Në një konferencë për shtyp, ajo theksoi se vota e diasporës është një akt ndërgjegjeje dhe drejtësie ndaj një regjimi që i ka dëbuar nga vendi.
Topalli i bëri thirrje shqiptarëve t'i dërgojnë fizikisht zarfat në zyrën e DHL.
"Diaspora po kontribuon në atë që do të quhet rrotacioni i 2025, ku me votën e tyre në fakt po takohen me ndërgjegjen e tyre, por në të njëjtën kohë ato kanë mundësinë që t’i japin goditjen regjimit i cili i dëboi dhe i largoi nga vendi në një mënyrë shumë civile dhe fort politike, me votën e tyre.
Unë dua t’i falënderoj secilin prej tyre për mbështetjen, për votën, për angazhimin, duke i kërkuar edhe një sakrificë të fundit. E kam bërë dhe dje, do e bëj dhe sot, dhe kam për ta bërë vazhdimisht, për sa kohë që gjatë kësaj periudhe diaspora ka hasur probleme të ndryshme.
Pavarësisht se DHL ka për detyrë që pasi ato të votojnë të shkojë dhe të marrë zarfin e votimit, unë ftoj çdo shqiptar kudo që të jetë, në Greqi, në Itali, Gjermani, Amerikë, apo në cilin do vend tjetër, që të bëjnë sakrificën e fundit dhe të shkojnë tek zyra më e afërt e DHL për të dorëzuar zarfin.
Siç e keni transmetuar dhe ju (mediat), dhe ju falënderoj për këtë, ka pasur disa problematika si moshkuarja në adresën përkatëse për të tërhequr zarfin siç është marrëveshja.
Ka pasur raste që ka munguar fleta e votimit, ka pasur raste që janë gjetur përballë hedhjes së fletës së votimit o në oborr, ose është marrë nga komshia. Me dhjetëra zarfe, dhe kjo nuk është e ligjshme.
Ka ndodhur që kur janë nisur zarfet, të ketë pasur duplikata, ka ndodhur edhe shumë raste të tjera.
Unë shfrytëzoj rastin për t’i bërë thirrje KQZ që t’i kërkojë DHL që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe logjistike.
Thyerja e afateve dhe standardeve të vendosura në ligj është një cenim i rëndë i votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë kufinjve të Shqipërisë dhe në këtë mënyrë ajo do cenonte tërësisht integritetin e këtyre zgjedhjeve.
Duke thënë këtë, dua të përsëris edhe njëherë një falënderim dhe mirënjohje për shqiptarët që në mënyrë masive po votojnë, po sakrifikojnë dhe po shkojnë edhe tek zyrat e DHL pavarësisht se nuk e kishin detyrim, dhe me votën e tyre, me zarfin e tyre që po sjellin në Shqipëri, sigurisht ato mesa duket do të përmbysin regjimin që i përjashtoi dhe i dëboi nga vendi i tyre.
Ndoshta janë 2 momente kyçe që do bëjnë ndryshimin e madh, diaspora e para dhe e dyta gratë, të cilat nuk pranojnë kurrë që babait të fëmijëve të tyre t’u thonë çyryk e të tjerë e të tjerë.
Ne e shohim me pozitivitet në fakt votimin që po ndodh kudo në botë dhe kjo kërkon një mirënjohje dhe është një moment historik.
Në fakt shqiptarët po votojnë në një akt të fortë drejtësie dhe në akt historik për t’ua kthyer dëbimin që u kanë bërë 1 milion shqiptarëve gjatë këtyre 12 viteve.
Nëse ne nuk do ndalojmë emigrimin dhe dëbimin e shqiptarëve, në një periudhë shumë të shkurtër kohore, ne do kthehemi si azili më i madh i të moshuarve që do ekzistojë në botë, dhe ne shqiptarët brenda kufinjve të Shqipërisë por edhe ato që janë jashtë kufinjve të Shqipërisë nuk mund ta lejojmë kurrë që të humbim vendin dhe kombin tonë, për shkak të cinizmit, të arrogancës apo të frikës që dikush ka për të lëshuar pushtetin", tha Topalli.
Të fundit








Për ata që u trembën nga Tomorr Alizoti
1 Maj 2025, 21:05




Gjashtë ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut
1 Maj 2025, 20:04


Zelensky: Ne duam paqe, Rusia na përgjigjet me sulme
1 Maj 2025, 19:22


Sherr mes adoleshentëve, 15-vjeçari përfundon në spital
1 Maj 2025, 18:44






Demi Moore shpallet gruaja më e bukur në botë për vitin 2025
1 Maj 2025, 17:34


Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?
1 Maj 2025, 16:49
Aksident tek 9-katëshet në Tiranë, dy të plagosur
1 Maj 2025, 16:47





Dronët rusë godasin qytetet e mëdha në Ukrainë
1 Maj 2025, 15:39
Fermerët në vështirësi, patatja e Egjiptit lë stok atë të Stëblevës
1 Maj 2025, 15:31
Aksident në aksin Peqin–Elbasan, plagosen rëndë dy persona
1 Maj 2025, 15:15


Vitaminat më efektive për forcimin e sistemit imunitar
1 Maj 2025, 14:53








Xhaferri: Sondazhet pro Ramës manipulohen nga pagesat e inceneratorëve
1 Maj 2025, 13:23
Zhduket 51-vjeçarja në Kukës, nisin kërkimet
1 Maj 2025, 13:02

E rëndë në Angli, 32-vjeçarja humbi jetën pasi ra nga parashuta
1 Maj 2025, 12:44





Shpërthim në Elbasan i inskenuar, kryefamiljari donte azil në BE
1 Maj 2025, 11:17
Muzhaqi: ChatGPT më përgatiti një fjalim shumë të bukur
1 Maj 2025, 11:11



7x7 nuk bëjnë 6 mln për ne, por 33 mijë euro!
1 Maj 2025, 10:23

Shpërthim me tritol në një banesë në Elbasan
1 Maj 2025, 10:03
Aksident në aksin “Memaliaj–Krahës”, 71-vjeçari humb jetën
1 Maj 2025, 09:44





Diell dhe temperatura deri në 30 gradë Celsius, parashikimi i motit
1 Maj 2025, 08:21
Sot Dita e Punëtorëve, çfarë përfaqëson 1 Maji?
1 Maj 2025, 08:05
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Maj 2025, 07:55
Gazetari: Rama ka përdorur paratë për të bërë lobing për vete, jo për Shqipërinë
30 Prill 2025, 22:54
Kurti ftesë për konstituimin e Kuvendit, PDK i përgjigjet, LDK refuzon
30 Prill 2025, 22:36
Paralajmërimi i Alizotit: Nëse SPAK nuk arreston bosët e krimit, bie pas zgjedhjeve
30 Prill 2025, 22:14
Administrata dhe shkollat në fushatë? KQZ: Në një rast propozuam sanksione
30 Prill 2025, 21:55
10 ditë nga zgjedhjet, Salianji: Me votë t'i biem në kokë të keqes!
30 Prill 2025, 21:26



Rezoluta e PPE për zgjedhjet, vjen reagimi i parë nga Rama: Një tekst kua-kua-kuash
30 Prill 2025, 20:21

Zjarr në garazhin e një pallati në qendër të Vlorës, disa automjete në flakë
30 Prill 2025, 19:42


Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit
30 Prill 2025, 18:59


Finlanda miraton ligj për ndalimin e celularëve në shkolla
30 Prill 2025, 18:00
Berisha në Leaders’ Dinner të Partisë Popullore Europiane të Kongresit në València
30 Prill 2025, 17:43
Gjykata italiane rrëzon Hysajn, dënohet me 40 mijë euro gjobë mbrojtësi shqiptar
30 Prill 2025, 17:32




Stresi në zyrë mund të jetë më i rrezikshëm se duhani!
30 Prill 2025, 16:18