Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli thumbon Bashën: Opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit

Topalli thumbon Bashën: Opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit

Ish-kryeparlamentarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka folur për gazetarët pak para nisjes së mbledhjes së Kryesisë të thirrur nga Berisha.

E pyetur nëse ishte e nevojshme dorëheqja e tij, Topalli tha se së pari këto nuk ishin zgjedhje dhe se opozita nuk mund të bëhet mbi modelin e ish-kryetarit, duke iu referuar kështu Lulzim Bashës.

“E para, këto nuk ishin zgjedhje. E dyta, pushteti nuk do ndalet. E treta, opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit”, tha ajo.

Berisha deklaroi sot nga selia blu se do të ketë një analizë të zgjedhjeve vendore të 14 majit, e cila do të ndahet në dy faza, që do të përkojnë me analizën e gjtihë veprimtarisë.

Të fundit