Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli tregon tre rastet kur u shkarkua Lulzim Basha: Iku me turp!

Topalli tregon tre rastet kur u shkarkua Lulzim Basha: Iku me turp!

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se Lulzim Basha është shkarkuar tre herë nga kreu i PD.

E ftuar në ‘Opinion’, Topalli u shpreh se nuk ka pasur asnjë rast tjetër që një politikan të jetë larguar në mënyrë aq të turpshme.

"E para u largua nga Kuvendi i 11 dhjetorit, e dyta u largua përmes referendumit te anëtarësia dhe së treti nga vota e atyre që votojnë kundra qeverisë. Nuk di një rast tjetër të një politikani që të jetë larguar në mënyrë të turpshme", tha Topalli.

Ish-kryeparlamentarja u shpreh se nëse do të kishte qenë një humbje dinjitoze, askush tani nuk do të fliste për largimin e Bashës nga posti i kryetarit.

"Ai vazhdon t’i thotë shqiptarëve, të tallet me inteligjencën e tyre, nuk thotë se unë kam humbur. Sigurisht që ka ikur, por pas dorëheqjes ndodhën disa gjëra që fiks ka qenë kjo parti në 10 vite", tha Topalli.

Të fundit