Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tornadot e Partisë Demokratike/ Nga rekordi i Berishës tek arrestimi i Salianjit, çfarë ndodhi me PD gjatë 2024-ës?

2024, ka qenë një vit ‘tornado’ për Partinë Demokratike, ku është shoqëruar nga ngjarje nga më të ndryshme.
Herë shi e herë diell, PD, i ka shkuar deri në fund misionit të saj. Një ndër ngjarjet më të rëndësishme është marrja e vulës së PD nën zotërimin e Berishës, si dhe lirimi i këtij të fundit.
Politiko.al ka renditur disa nga ngjarjet më të rëndësishme të forcës më të madhe opozitare në vend. Ju ftojmë ta lexoni.
Berisha “arrest shtëpiak”, qytetarët ‘burg’ bashkë me të

1 ditë para ndërrimit të viteve e në vijim, pra nga 30 dhjetori i 2023 kryedemokrati Sali Berisha duhet të qëndrojë brenda 4 mureve të banesës së tij, i akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Duke nisur nga janari, qytetarë të shumë mëshuan poshtë banesës së tij duke protestuar.
Pavarësisht motit, herë në vapë përvëluese, herë në shi, e herë në acarë, qytetarë të shumtë ishin poshtë banesës së tij çdo ditë në orën 8 të mbrëmjes duke mbajtur fjalën e tyre.
Gjatë kësaj kohe, Berisha i ka shoqëruar këto ditë duke mbajtur fjalime.
Pas 3 vitesh gjyqe/ Gjykata e Apelit vendos: Vula dhe logoja e PD-së i kalojnë Sali Berishës

Më 11 qershor 2024, Gjykata e Apelit vendosi t'i japë vulën dhe logon e Partisë Demokratike grupimit të drejtuar nga Sali Berisha, duke mos pranuar ankimimin e bërë nga Lulzim Basha.
Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati, pasi dëgjoi pretendimet e palëve, vendosi të mos pranojë ankimimin e firmosur nga deputeti Enkelejd Alibeaj, duke lënë në fuqi një vendim të gjyqtarit Agron Zhukri të shkallës së parë.
Gjyqtari Zhukri kishte njohur vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbledhur nga Berisha me firmat e ¼ së anëtarëve, ku u shkarkua nga detyra e kryetarit të partisë Lulzim Basha dhe organet drejtuese dhe partia do të drejtohej nga një organ i quajtur “Komision i Rithemelimit”.
Ky vendim i jep fund një periudhe të gjatë mosmarrëveshjesh brenda Partisë Demokratike, duke njohur zyrtarisht grupimin e Berishës si përfaqësuesin legjitim të partisë.
Pas shpalljes së vendimit, Berisha e cilësoi atë si një fitore për demokracinë dhe një hap drejt bashkimit të partisë.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij shprehën zhgënjim, duke e konsideruar vendimin si të padrejtë dhe të motivuar politikisht.
Braktiset anija e Bashës

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike, Sali Berishës, kanë ardhur reagimet e parë nga radhët e deputetëve, të cilit janë pjesë e grupimit të Lulzim Bashës, i cili drejtonte PD-në zyrtare deri pak ditë më parë, por që tani kanë dalë nga rreshti si tradhtarë. Kështu deputeti Kreshnik Çollaku në një postim në rrjetet sociale theksoi dje se ka qenë dhe do mbetet deputet i PD-së, dukë nënkuptuar bashkim me Sali Berishën.
“Unë jam e do të mbetem deputet i Partisë Demokratike”, shkruan Çollaku.
Ndërkohë pas Çollakut, ka ardhur edhe reagimi i deputetes Eralda Bano, e cila po ashtu do të qëndrojë të Partisë Demokratike zyrtare.
Deputetja e PD në qarkun e Fierit, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka deklaruar ka marrë vendimin politik për të mbetur deputete e Partisë Demokratike.
“Të dashur qytetarë, Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes. Demokratë të nderuar, Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite! Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim. Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve. Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruan Bano.
Ndryshimet ne strukture

Gjatë vitit 2024, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) ka përjetuar ndryshime të rëndësishme në strukturën dhe organizimin e saj, të cilat kanë ndikuar në dinamikën e brendshme dhe në pozicionimin e saj në skenën politike shqiptare.
Riorganizimi i Strukturave Drejtuese
Në shtator 2024, PD ndërmori një riorganizim të strukturave të saj drejtuese, duke emëruar drejtues politikë të rinj në qarqe të ndryshme. Ky hap synonte forcimin e pranisë së partisë në nivel lokal dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Flamur Noka u caktua si drejtues i fushatës në të gjithë vendin, duke pasur një rol kyç në koordinimin e aktiviteteve elektorale.
Përjashtimi i Figurave Kryesore nga Struktura Parlamentare
Në të njëjtën periudhë, grupi parlamentar i PD-së vendosi të përjashtojë disa figura kryesore, si Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, nga strukturat parlamentare. Ky vendim pasoi tensione të brendshme dhe synonte riorganizimin e grupit parlamentar për të reflektuar ndryshimet në lidership dhe orientimin politik të partisë.
Formimi i Fraksioneve të Reja
Në qershor 2024, pas vendimit të gjykatës që i dha vulën dhe logon zyrtare të PD-së grupimit të drejtuar nga Sali Berisha, Lulzim Basha krijoi një fraksion të ri të quajtur "Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë".
Ky zhvillim pasoi përplasjet e brendshme dhe ndarjet në parti, duke reflektuar divergjencat në vizionin dhe strategjinë politike.
Diskutimet për Koalicione dhe Aleanca
Në shtator 2024, përfaqësuesit e PD-së nisën konsultime me aleatë potencialë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Një takim i rëndësishëm u zhvillua me Ilir Metën e Partisë së Lirisë, ku u diskutua mundësia e bashkëpunimit elektoral. Megjithatë, Meta shprehu preferencën për të përdorur logon e partisë së tij, duke lënë të hapur formatin e bashkëpunimit.
PD zbardh EMRAT e drejtuesve politikë në qarqe
Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, janë caktuar në krye të fushatës në të gjithë Shqipërinë, duke pasur përgjegjësi për koordinimin dhe drejtimin e strategjisë elektorale të partisë në nivel kombëtar.
Lista e drejtuesve politikë për çdo qark:
Tiranë: Belind Këlliçi
Durrës: Oerd Bylykbashi
Lezhë: Agron Gjekmarkaj
Shkodër: Luçiano Boçi
Fier: Gazment Bardhi
Kukës: Flamur Hoxha
Dibër: Xhelal Mziu
Elbasan: E.S
Korçë: Ivi Kaso
Berat: Eno Bozdo
Vlorë: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu
Protesta e 11 korrikut

Protesta e opozitës nisi në orën 20:00. Demokratët u mblodhën fillimisht para ambienteve të selisë blu dhe më pas zhvendosen për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Rreth orës 20:20 qytetarët u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku dhe ndoqën nga afër fjalimet e disa prej pjesëmarrësve si dhe të Presidentit të Lirisë, Ilir Metës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Duke kërkuar lirimin e kryedemokratit si dhe qeveri teknike, protestuesit hodhën molotovë në drejtim të Kryeministrisë. Më pas, ata u zhvendosën drejt Bashkisë së Tiranës ku dhe ndoqën të njëjtin skenar, hedhjen e flakadanëve dhe molotovëve.
Teksa u udhëhoqën nga deputeti Flamur Noka, Gazment Bardhi si dhe ish-deputeti Belind Këlliçi, demokratët iu drejtuan selisë blu ku dhe u bë dhe mbyllja e kësaj proteste.
Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka, ai i cili falënderoi të gjithë shqiptarët që iu përgjigjën thirrjes së opozitës për të marrë pjesë në tubimin madhështor.
1200 policë dhe forca të sigurisë u angazhuan për ruajtjen e rendit dhe sigurisë përgjatë gjithë protestës së opozitës.
Përveç trupave të policisë së Tiranës, janë angazhuar edhe efektivët e Repartit Shqiponja, si dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Policët janë pajisur me skafandra dhe mburoja, një masë kjo që zakonisht përdoret në rastet e precipitimit të situatave gjatë tubimeve apo protestave.
Arrestimi i salianjit

E premte 27 shtator 2024, ora 17:00! Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji shkoi në drejtorinë e policisë së Tiranës ku prokuroria e Tiranës kishte çuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të dënimit të tij me 1 vit burg.
Vendimi i dhënë nga gjykata e Tiranës në dhjetor të 2019 u la në fuqi unanimisht nga një trupë prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit të Tiranës, 5 vite më pas, konkretisht më 26 shtator 2024.
Salianji u shpall fajtor për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
Gjithë paraditen Salianji ka qenë në selinë blu, aty nga ku u nis rreth orës 17:00, për në Policinë e Tiranës, ku dhe e pritën një grup mbështetësish.
Grupi i PD në një mbledhje në seli i kishte propozuar Salianjit që të mos dorëzohej për të shlyer dënimin, por të ngujohej në seli. Vetë Salianji tha se refuzoi skenarin e ngujimit, ndonëse sipas tij dënimi është poltik dhe i orkestuar nga kryeministri Edi Rama. Me ironi, Salianji u shpreh se përballjen me regjimin do ta kryejë aty ku ia kërkoi, nga qelia.
"Pavarësisht se gjatë diskutimeve, grupi i PD ka vendosur të ngujohej me idenë e një përplasje, që qartë duke qenë se është vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballen kudo që ta kërkojnë, duke privuar lirinë 1 vit, do ta bëj betejën aty", u shpreh Salianji.
Me dënimin e formës së prerë, sipas nenit 71 të kushtetutës Salianji humbet mandatin. Procedurat për burgosjen e deputetit, Partia Demokratike tentoi t’i pengojë duke i kërkuar Kuvendit të mbledhë Këshillin e Mandateve për autorizimin e arrestimit, me vlerësimet se në duar kanë një vendim për burgosjen e një opozitari për një krim të pakryer.
Me dënimin e 26 shtatorit, Salianji nuk humbet vetëm mandatin e deputetit por dhe të drejtën për t’u zgjedhur në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit.
Protesta e tetorit 7

Më 7 tetor 2024, opozita shqiptare organizoi një protestë të madhe në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë aktuale dhe duke kërkuar ndryshime politike.
Protestuesit u mblodhën para institucioneve kryesore, si Kryeministria dhe Parlamenti, duke shprehur shqetësimet e tyre për korrupsionin, mungesën e transparencës dhe gjendjen e rënduar ekonomike në vend.
Gjatë protestës, pati incidente të dhunshme, ku disa individë hodhën molotovë drejt godinave qeveritare, duke shkaktuar dëme materiale.
Policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Si pasojë, u raportuan disa të arrestuar dhe të lënduar, përfshirë edhe efektivë policie.
Liderët e opozitës, përfshirë Sali Berishën, deklaruan se protesta ishte një shprehje e mosbindjes civile dhe paralajmëruan për vazhdimin e aksioneve të ngjashme deri në arritjen e qëllimeve të tyre, duke kërkuar krijimin e një qeverie teknike që do të përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, qeveria dënoi aktet e dhunës gjatë protestës dhe bëri thirrje për dialog konstruktiv, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.
Protesta e PD shkon ne Strasburg, 30 deputetë tubim para Parlamentit Europian

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka udhëtuar drejt Strasburgut më 23 tetor për të bindur Parlamentin Europian se në Shqipëri po shkelen të drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike.
30 deputetë të PD-së ndodhen në Strasburg për të protestuar para Parlamentit Europian, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare.
Deputetja demokrate Dhurata Cupi mban një pankartë në anglisht ku thuhet “Duam t’i bashkohemi Europës, jo me varka”.
Ndërsa deputetja tjetër Elda Hoti mbante një pankartë “Lironi deputetin Salianji”! Përveç deputetëve janë afruar edhe disa mbështetës të partisë demokratike dhe mbajnë nëpër duar disa pankarta.
Para nisjes së protestës, deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët Lukas Mandl dhe Davor Ivo Stier, përfaqësues të grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian.
Protesta e 29 tetorit

Më 29 tetor, në orën 17:00 u zhvillua protesta e opozitës, e cila u shtri në të gjitha akset kryesore të Shqipërisë.
Në mbledhjen e thirrur sot në selinë e Partisë Demokratike nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka për drejtuesit Politik dhe kryetarët e degëve të vendit u vendos që do të bllokohen;
Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan
Pas protestës Policia e Shtetit ka kallëzuar në SPAK 16 deputetë të opozitës, të cilët të martën bllokuan gjashtë kryqëzime të rëndësishme.
Deputetët e proceduar janë: Xhelal Mziu, Flamur Noka, Asllan Dogjani, Albana Vokshi, Luan Baçi,Tritan Shehu, Kasem Mahmutaj, Edi Paloka, Ervin Minarolli, Bledjon Nallbati, Dashnor Sula, Tomorr Alizoti, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.
Lirimi i Berishës

Më 27 nëntor 2024, Gjykata e Posaçme në Shqipëri vendosi të lirojë nga arresti shtëpiak ish-kryeministrin dhe liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Berisha ishte vendosur në arrest shtëpiak më 30 dhjetor 2023, pas akuzave për korrupsion pasiv gjatë mandatit të tij si kryeministër.
Vendimi për lirimin e tij u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila vlerësoi se nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për zbatimin e kësaj mase sigurie.
Megjithatë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ankimuar këtë vendim, duke kërkuar rikthimin e Berishës në arrest shtëpiak.
Berisha ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht nga qeveria aktuale.
Gjatë periudhës së arrest shtëpiak, ai ka mbajtur rreth 330 fjalime, duke theksuar se ka thyer një rekord në këtë aspekt.
3 orë Tirana e paralizuar, Gjekmarkaj përfundon në spital, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Qindra qytetarë kanë nisur protestën në orën 17.00, datë 23 dhjetor, siç ishte paralajmëruar, në kuadrin e “mosbindjes civile”.
Partia Demokratike ka mbyllur protestën duke paralizuar qarkullimin e automjeteve për rreth 3 orë.
Mbështetësit e opozitës u pozicionuan në 5 nyjet rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin me kërkesën kryesore “qeveri teknike” dhe “zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Skenari i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani.
Rrugët e bllokuara: Rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Uilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës. Kjo mosbindje civile e opozitës u zhvillua në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.
Gjatë protestës nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve të cilët për rreth 3 orë paralizuan qarkullimin e automjeteve në kryeqytet.
Gjatë protestës, në një moment deputeti Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë nga përplasja me policinë dhe është rrëzuar në tokë.

Vlen të përmendim që për një periudhë kohore, Partia Demokratike së bashku me alenacën për mbrojtjen e Teatrit, kanë zhvilluar protesta para Bashkisë së Tiranës, ku kërkonin dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit 5D.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38