Flash News

Ditari i Opozitës

"Trafikanti i detit”, Vasili: Zgjerimi u dekretua vetëm me Ramën, nuk guxuan ta bënin me asnjë kryeministër tjetër

"Trafikanti i detit”, Vasili: Zgjerimi u dekretua vetëm me
Foto Ilustruese

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me çështjen e zgjerimit të Greqisë në detin Jon me 12 milje. Duke e quajtur kryeministrin Edi Rama “trafikant të detit”, ai thotë se dekreti i Greqisë u arrit vetëm me Ramën si kryeministër i shtetit shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili akuzon kryeministrin për tradhëti të interesave kombëtare, ndërsa i kërkon të tregojë se çfarë “pazaresh” bëri me Greqinë që i hapi rrugë zgjerimit të kufijëve detare.

Numri dy i LSI-së thotë se shitja e detin nuk ka për tu lejuar nga shqiptarët, ndërsa i drejton Ramës një sërë pyetjesh.

“Përse nuk u tregon shqiptarëve marrëveshjen, që nuk u arrit me Greqinë?

Përse Greqia për herë të pare dhe vetëm me ketë kryeminister trafikant shpall shtrirjen me 12 milje, që nuk kishte guxuar ta bënte kurre me pare dhe me asnje kryeminister shqiptar tjeter?

Perse nuk i informoi publikisht shqiptaret, qe marreveshja me Greqine deshtoi ashtu sic i njoftoi qe ishte shume afer nje marreveshjeje dhe thuajse gati per tu nenshkruar me kryeministrin grek Tsipras?

Perse trafikanti i detit e " harroi" dhe nuk e ze me goje më Vendimin e Gjykates Kushtetuese, por ben me nje zell prej bastardi vetem avokatin e Greqise per 12 miljet”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Të fundit