Flash News

Ditari i Opozitës

Tragjedia me 3 viktima në Kavajë, Berisha: Policia, ambulanca dhe rojet bregdetare dështuan!

Tragjedia me 3 viktima në Kavajë, Berisha: Policia, ambulanca dhe

Krye demokrati, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me tragjedinë që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë, ku humbën jetën 3 pjesëtarë të një familje nga Tirana teksa po laheshin në det.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha ka akuzuar autoritet për neglizhencë duke thënë se tragjedia mund të ishte shmangur.

Berisha shkruan se sipas dëshmive nga vendngjarja, këtë tragjedi e solli mungesa e autoriteteve, në kohën e duhur.

Postimi:

Një tragjedi plotësisht e shmangshme!

Babai dhe dy djemtë mbyten në plazhin Vilë-Boshtë, një tragjedi e madhe për familjen dhe të afërmit e viktimave.

Autoritetet i kanë lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. Policia e shtetit, ambulanca, rojet bregdetare kanë dështuar edhe sot, duke sjellë për rrjedhojë humbjen e tre jetëve.

Dëshmitë e plazhistëve të tjerë tregojnë se nëse autoritetet nuk do të mungonin, por do vepronin sipas detyrave përkatëse, viktimat do të ishin ende gjallë.

Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjarët e tre viktimave. Zoti ua lehtësoftë sadopak dhimbjen e pamasë.

Të fundit