Flash News

Ditari i Opozitës

Tragjedia në Himarë, Berisha nxjerr emrin e pronarit të skafit: Janë zhdukur kamerat që regjistruan krimin

Tragjedia në Himarë, Berisha nxjerr emrin e pronarit të skafit:

Ish-kryeministri, kreu i PD-së, Sali Berisha është duke zhvilluar një konferencë me gazetarët, ku ka folur sërish për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë, ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare pas përplasjes nga një skaf.

Berisha ka zbuluar fakte rreth ngjarjes ku komisari Arjan Tase përplasi me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia. Ai ka zbuluar edhe pronarin që kishte skafin e që e përdorte Tase.

“Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Skafi ishte pronar është Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër, pra e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf. Arjan Tase u rikthye në punë dhe është me origjinë nga Përmeti. U rikthyer në detyrë nga dy ministrat. Arjan Tase nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyrë përveç lidhjeve të forta që kishte me të dy ministrat. Të dhëna të tjera janë shumë tronditëse, ministri i Brendshëm, apo ministri i familjes siç e quajnë rëndon rezulton të jetë anëtari i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë për të cilën mediat kanë nxjerrë emrat dhe dhënë fakte,” - tha Berisha.

"Janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmët e krimit, jo vetëm autori tentoi të largohet, por janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit. Persona, kriminelë njësoj si Arjan Tase, menjëherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato. Por këtu ka dëshmitarë të shumtë. Me këtë rast unë i kërkoj Edi Ramës, të shkarkojë menjëherë të dy ministrat, përgjegjës absolutë për fatkeqësinë, dramën që ndodhi në Potam. Ky është hapi më minimal. Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me halucinacione, vampirë mediatikë dhe politikë. Rama me mbrojtjen që i bën krimit duke përdorur epitete halucinante, meriton një revoltë të madhe popullore. Edi Rama në vend të një ndjese qindra herë para shqiptarëve, u deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur turistik në Shqipëri. Si mund të flitet për përsosmëri kund ndodhin krimet më makabre atë e di vetëm mendja e tij."

 

 

Të fundit