Flash News
Largohen bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë
Zhduket vajza e mitur në Lushnje
Boksier i njohur/ Zbulohet pronari i 'Range Rover'-it që u qëllua me armë në Shkodër
Të shtëna në Shkodër, qëllohet me armë drejt ‘Range Rover’-it
Vrau babain dhe e hodhi në pus, dalin para gjykatës Esmerald Balla dhe shoku i tij
Tragjedia në Lushnjë, Bardhi: Të gjithë jemi me ju në këto momente të vështira!
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas shpërthimit sot pasdite në Lushnjë, ku si pasojë humbën jetën babë e bir dhe shtatë të tjerë u plagosën, përfshirë deputetin e Partisë Socialiste, Bujar Çela.
“Në emër të grupit parlamentar të PD shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për familjen Hoxha për humbjen e familjarëve të tyre të dashur në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Lushnje.
Të gjithë jemi me ju dhe familjen tuaj në këto momente të vështira. Uroj shërim të shpejtë për kolegun deputet Bujar Çela dhe të gjithë qytetarët e plagosur nga kjo ngjarje shumë e rëndë”, shkruan Bardhi.