Flash News

Ditari i Opozitës

Tragjedia në Maliq, Kaso: Shteti kujtohet vetëm pas tragjedive

Tragjedia në Maliq, Kaso: Shteti kujtohet vetëm pas tragjedive
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Maliq, ku një banesë u përfshi nga zjarri e i pasojë, humbën jetën 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka Azizllari, të cilët vdiqën nga asfiksia.

Në një postim në Facebook, Kaso e përshkruan situatën si një shembull të një sistemi social që nuk arrin të mbështesë familjet në nevojë përpara se të ndodhin tragjeditë.

“Shteti dhe bashkia kujtohen për këto kategori familjesh vetëm pasi iu ndodhin fatkeqësi apo tragjedi”, shkruan deputeti. 

Postimi:

Të dashur miq!

Ngjarja e sotme në Maliq është nga ato ngjarje që askush nuk do të dëshironte t'i dëgjonte.
Një familje në skaj të mbijetesës, pëson dhe një goditje tejet të rëndë.

Për fat të keq, shteti dhe bashkia kujtohet për këto kategori familjesh vetëm pasi iu ndodhin fatkeqësi apo tragjedi.

Ky sistem që është instaluar tani e 13 vjet, nuk ka sy e veshë për ata që kanë nevojë por vetëm për ata që i sigurojnë jetëgjatësinë. Lutjet tona sot shkojnë për familjen Azisllari dhe vajzën e mitur që po lufton për jetën në spital!

Të fundit