Flash News

Ditari i Opozitës

“Transport falas dhe ulje taksash”, Braimllari: Plani i Këlliçit, plani për ndryshim

“Transport falas dhe ulje taksash”, Braimllari: Plani i

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Barimllari ka sot zhvilluar takim me qytetarët në njësinë 11 në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Braimllari u shpreh se plani i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, është plani për ndryshimin.

Ai ka renditur transportin publik, shërbimet publike dhe uljen e taksave si pikat më të forta të planit të Këlliçit.

"Njësia 11 kërkon ndryshim dhe ndryshimi do vijë me Belind Këlliçin.

Njësia 11 është lënë në harresë nga Kryetari në ikje i bashkisë.

Plani i Belind Këlliçit për Tiranë eshtë plani për ndryshim.

Transport Publik Falas, shërbime publike, më shumë kopështe dhe çerdhe, uljen e taksave e tarifave, lehtësimin e trafikut, zbutjen e kostos së jetesës.", shkruan Braimllari.

Të fundit