Flash News

Ditari i Opozitës

"Urban falas", Meta: Qytetarët kanë mbështetur masivisht programin e Këlliçit!

"Urban falas", Meta: Qytetarët kanë mbështetur

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se plani i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” , Belind Këlliçit ka marrë një përkrahje të madhe nga qytetarët.

Meta shkruan në “Facebook” se shërbimi urban falas është një ndihmë e rëndësishme për qytetarët dhe me impakt shumë pozitiv për uljen e trafikut dhe ndotjes.

Përkrahje e jashtëzakonshme për planin e Kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës, Belind Këlliçi në njësinë numër 11.

Shërbimi urban falas është një ndihmë e rëndësishme për qytetarët dhe me impakt shumë pozitiv për uljen e trafikut dhe ndotjes.

Bashkë me kandidatët për Këshillin e Bashkisë, Iva Çarçiu dhe Ergys Mollaymeri takuam shumë qytetarë të paduruar për Ndryshimin.

Bashkë Fitojmë!”, shkruan Meta në Facebook krah imazheve.

Të fundit