Flash News

Ditari i Opozitës

Transporti publik në prag kolapsi, Teliti thirrje qeverisë: Të ulet taksa mbi karburantin

Transporti publik në prag kolapsi, Teliti thirrje qeverisë: Të

Transporti pubik në Tiranë është në prag të kolapsit pas kërkesave të vazhdueshme ndaj qeverisë për të marrë masa korrekte, lidhur me krizën e naftës.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka reaguar pas deklaratës së fundit të Shoqatës së Transportit duke iu drejtuar qeverisë dhe bashkisë me dy thirrje.

Teliti kërkon uljen e taksës së karburantit dhe mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të marrë masa mbi situatën.

“Qeveria të ulë urgjentisht taksimit mbi karburantin. Nuk mund të ketë transport publik të qëndrueshëm kur Shqipëria mban barrën fiskale më të lartë në rajon mbi naftën. Duhet një politikë fiskale lehtësuese që ul direkt koston e shërbimit, në mënyrë që kjo barrë të mos shkojë as te bileta e qytetarit dhe as te falimenti i linjave.

I bëj thirrje këshilltarëve socialistë të Kryeqytetit që të lënë mënjanë arrogancën e kartonave dhe të mblidhet urgjentisht Këshilli Bashkiak në seancë të jashtëzakonshme. Të bëhet transparencë e plotë mbi veprimtarinë, sfidat, nevojat e sektorit dhe të merren vendime kurajoze për mbështetje konkrete ndaj operatorëve të tregut. Transporti publik nuk është luks, por një e drejtë dhe nevojë jetike.

Nëse nuk reagojmë, transporti urban në Tiranë do shkojë shumë shpejt drejt kopalsit të plotë. Nuk mund të qeveriset kryeqyteti me ‘veshë të shurdhër’ ndaj alarmeve që bien çdo ditë!”, shkruan Teliti.

 

Të fundit