Flash News

Ditari i Opozitës

Trau në tunelin e Llogarasë, Këlliçi: Po u fusin sërish dorën në xhep shqiptarëve

Trau në tunelin e Llogarasë, Këlliçi: Po u fusin

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas njoftimeve se qeveria po përgatitet të vendosë traun e pagesës në tunelin e Llogarasë.

Në një postim në Facebook, Këlliçi akuzon qeverinë se po kërkon të përfitojë sërish financiarisht nga një projekt publik.

Sipas tij, qytetarët po ngarkohen për herë të dytë me kosto për të njëjtin projekt.

“Është njoftuar publikisht se qeveria po bëhet gati të vendosë traun, në tunelin e Llogarasë, mu aty ku me një të rënë të lapsit, Edi Rama avulloi 50 mln euro të shqiptarëve.

Tuneli i Llogarasë është një vend krimi financiar e korrupsioni të llahtarshëm.

Dhe pikërisht aty, Edi Rama që u mori taksapaguesve 50 mln euro, me aferën që mbrojti me 82 vota në Kuvend, tani do u marrë sërish para për të kaluar.

Nga 250 lekë për një kalim për autoveturat deri në 1000 lekë për makinat e mëdha.

Nuk mjafton që i ke vjedhur një herë qytetarët, tani do u fusësh prapë dorën në xhep.

Kjo tregon qartë se me Edi Ramën e keqja nuk njeh limite. Ai duhet larguar, me çdo mjet.

Bashkohemi me 17 prill në shesh, tregojmë se Shqipëria nuk është plaçkë në duart e Kryeministrit më të korruptuar në kontinent”, shkruan Këlliçi.

Të fundit