Flash News

Ditari i Opozitës

Trazirat e huliganëve, irona e Ndokës me Bashën: Si na doli ky holandezi ynë pa b*thë

Trazirat e huliganëve, irona e Ndokës me Bashën: Si na doli ky

Dhuna dhe përleshjet e tifozëve të Feyenoord shkaktuan kaos në Tiranë derisa situata agravoi në përplasje me efektivët e policisë shqiptare.

Për trazirat e huliganëve ka reaguar edhe kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, i cili ka thumbuar ish-kreun e PD, Lulzim Bashën. Në një status në Facebook, Ndoka iu referohet trazirave që tifozët holandezë shkaktuan në kryeqytet, teksa citon edhe Bashën.

“Këto tifozët hollandez morën para policinë, si na doli ky hollandezi ynë pa bythë!”, shkruan Ndoka.

Përplasjet e tifozerisë holandeze me policinë filluan në orët e mbrëmjes, kur huliganët e Feyenoord iu drejtuan stadiumit ‘Air Albania’. Deri tani raportohen 20 efektivë policie të plagosur si pasojë e dhunës.

 

Të fundit