Flash News

Ditari i Opozitës

'Tre ditë në errësirë, qeveria feston'

'Tre ditë në errësirë, qeveria feston'

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka publikuar sot një mesazh nga banorët e Thethit, të cilëtprej 3 ditësh janë pa energji elektrike.

Ndërsa qeveritarët dhe duartrokitësit e tyre vazhdojnë të lëvdohen për buxhetin dhe investimet e radhës, banorët e Thethit po përballen me realitetin e hidhur: tre ditë të tëra pa drita, bizneset drejt falimentimit dhe familjet në errësirë të plotë.

Postimi:

Ndërsa vazhdojnë ditirambet për buxhetin, qeveritarët e duartrokitësit e tyre, kanë braktisur banorët e zonave.

Megjithëse flasin për investime gjigande në energji, Thethi ka tre ditë pa drita.

Megjithëse flasin për turizëm malor, natyror e kulinar, bizneset e Thethit janë drejt falimentimit për shkak të mungesës së dritave për tre ditë rresht.

Megjithëse flasin për Paketë Malesh, shtëpitë e maleve të Thethit janë pa drita prej tre ditësh.

Ky mesazh i thethianit ia përplas në surrat realitetin e nxirë lëvdonjësve të verbër të buxhetit.

Ky mesazh sfidon qindrat e faqeve të deputetëve të PS.

Të fundit