Flash News

Ditari i Opozitës

Tre ditë para mbledhjes së Kuvendit, aleatët e Bashës takohen veçmas për të krijuar një grup parlamentar

Tre ditë para mbledhjes së Kuvendit, aleatët e Bashës

Tre ditë para mbledhjes së Kuvendit, vjen një tjetër lëvizje nga kampi opozitar. Aleatët e vegjël të PD do të takohen më vete për të diskutuar mbi krijimin e një grupi të parlamentar, sipas "Panorma.al".

Mbetet për tu parë, nëse nisma e kreut të PAA-së, Agron Duka, të PR-së, Fatmir Mediu, Dashamir Shehit të LZHK-së dhe Vangjel Dules do të shkojë deri në fund.

Rregullorja e Kuvendit parashikon që: Brenda 5 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit ose e marrjes së mandatit gjatë legjislaturës, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë ose deklarimin si deputet i pavarur ose jashtë grupeve parlamentare. Grupi parlamentar formohet nga jo më pak se 7 deputetë. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm në një grup parlamentar.

Partitë e djathta kandiduan në listë të përbashkët më 25 prill me PD. Kujtojmë që më 10 shtator do të mblidhet seanca e parë e legjislaturës së re, ku do të bëhet verifikimi i mandateve dhe betimi i deputetëve të rinj.

 

Të fundit