Flash News

Ditari i Opozitës

“Tregoi se ka mbi 500 mijë vota”, Gjekmarkaj: S’ka opozitë pa Berishën

“Tregoi se ka mbi 500 mijë vota”, Gjekmarkaj: S’ka

Nënkryetari I PD-së, Agron Gjekmarkaj deklaron se shqiptarët që mbështesnin PD janë nisur nga dy zgjedhje, një në 6 mars dhe tjetri në 14 maj.

I ftuar në Syri tv, deputeti tha se për Berishën ishin mbi 500 mijë vota dhe kjo tregua se demokratët kishin një lidhje mistike me kryedemokratin.

“Shumica e shqiptarëve që mbështesnin PD nuk na mbështetën ne që mendonim ndryshe dhe kjo u pa në dy zgjedhje, një në 6 mars dhe tjetri në 14 maj.

Për zotin Berisha ishin mbi 500 mijë vota dhe u tregua se demokratët kishin një lidhje mistike me z.Berisha. Do të kisha dashur unë të fitoja këtë betejën e brendshme në PD, por ne ishim pakicë. Unë jam demokrat, kam mbështetur gjithmonë PD, kam votuar Sali Berishën, jam gëzuar kur ka fituar, jam mërzitur kur ka humbur.

 Shumica e qytetarëve që mbështesin PD vendosën ndryshe, a mund të bënim ne opozitë pa këto 500 mijë njerëz që duan Sali Berishën kryetar? Unë them se jo”, tha Gjekmarkaj.

 

 

 

Të fundit