Flash News

Ditari i Opozitës

Tri javë pas humbjes, Basha ‘fton’ Kadillin dhe Nishanin në takim. Të dielën mblidhet Kryesia dhe Këshilli Kombëtar

Tri javë pas humbjes, Basha ‘fton’ Kadillin dhe Nishanin

Tri javë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike ka njoftuar një mbledhje Kryesisë këtë të diel.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi sqaron në se mbledhja pritet të mbahet në orën 17.00 dhe rend dite “është parashikuar diskutimi dhe vendimmarrja sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Kombëtar.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë!                                     

Ditën e diel, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.

Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!”, njofton Bardhi.

Kujtojmë se një grup anëtarësh në kryesinë e Partisë Demokratike, përgjegjësinë kryesore për humbjen e zgjedhjeve ia faturuan kryedemokratit Lulzim Basha.

Ish presidenti njëkohësisht anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Bujar Nishani ishte ndër të parët që pas mbylljes së numërimit të votave, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha.

Thirrjes së tij i janë bashkuar dhe demokratë të tjerë si Arben Ristani, Arben Imami, Edith Harxhi, etj, ndërsa Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë, shpalli kandidaturën për kryetar të PD.

Të fundit