Flash News

Ditari i Opozitës

Tritan Shehu: Azem Hajdari përcaktoi trajektoren e Shqipërisë drejt Europës

Tritan Shehu: Azem Hajdari përcaktoi trajektoren e Shqipërisë

Deputeti i PD, Tritan Shehu në takimin e PD për figurën e Azem Hajdarit dhe misionin e tij:

“Shqipëria ka ndryshuar, dhe për këtë duhet të jemi krenar të gjithë. Këtu filloi ndryshimi, ajo që ne kemi aspiruar, pavarësisht se si shkuan punët më vonë.

Ky shesh i dha ndryshimin e madhe Shqipërisë dhe lider në këtë shesh ishte Azemi. Lideri i studentëve ishte ai që ndamë në atë periudhë dhe më vonë, momente të mira dhe të vështira.

Azemi ishte një lëmsh i zjarrtë, sepse ai me trajektoren e tij përcaktoi trajektoren e Shqipërisë, drejt perëndimit, Europës. ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, është trajektorja jonë, aspirata jonë e madhe. Ai lëmsh i zjarrtë bëri edhe një gjë tjetër, shumë të madhe, vrau frikën, ai e vrau frikën kudo.

Ai vrau frikën në çdo qytet, apo fshat të Shqipërisë, kudo ku ishte terrori”.

Të fundit