Flash News

Ditari i Opozitës

Tritan Shehu: Berisha po rigjallëron PD-në, në parti duhet të ketë transparencë

Tritan Shehu: Berisha po rigjallëron PD-në, në parti duhet

Deputeti i PD-së Tritan Shehu shprehet se ish kryeministri Sali Berisha po rigjallëron Partinë Demokratike, sepse po nxit debat të brendshëm.

I ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, Shehu thekson se nuk është dakord për një vendim, kur merret pa transparencë.  

Berisha zhvillon përherë debate të brendshme. Zgjidhja sesi vjen PD në pushtet është ideja që do japin anëtarët e Partisë Demokratike, strukturat e PD-së. Berisha po rigjallëron PD-në. Në PD duhet të ketë transparencë. Ajo që bëri Basha nuk mund të behët në atë formë, pa asnjë transparencë.

Po flitej për Berishën e jo person tjetër, sepse kemi të bëjmë me një person që ka karrierë të madhe në PD. Nuk është partia e PD-së partia e Millosheviçit dhe as e Enver Hoxhës e ndaj nuk ka pse të ndahet nga e kaluara. PD mund të ketë bërë gabime, por ne duhet të krenohemi me historinë e Partisë Demokratike”, deklaron Shehu.

Të fundit