Flash News

Ditari i Opozitës

Tritan Shehu: Basha kishte në godinë të armatosur, fundamentalistë nga ‘Vëllazëria Myslimane’

Tritan Shehu: Basha kishte në godinë të armatosur,

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka hedhur akuza të rënda ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, teksa komentonte protestën e 8 janarit.

I ftuar në Report tv, Shehu tha se brenda zyrave të PD, Basha ruhej nga fundamentalistë të ardhur nga jashtë vendit, që sipas tij i përkasin 'Vëllazërisë Myslimane'.

Ai shtoi se fakti që Policia e Shtetit nuk reagoi për denoncimet e Grupimit të Berishës, tregon lidhjen mes Ramës dhe Bashës.  

"Përplasja në PD nuk është çështje individësh. E gjithë kjo përplasje që ka nisur ishte diçka e rritur dhe e pjekur prej kohësh. Po të mos ishte shkak shpërthimi që erdhi pas pezullimit të zotit Berisha, unë jam i bindur që do bëhej shkas diçka tjetër për të ndodhur.

Por pjesëmarrja e z. Berisha në këtë proces i jep një tjetër seriozitet dhe jep shpresën për ta çuar gjer në fund. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë, por jo për një bashkëqeverisje. Lidhja e ngushtë mes Ramës dhe Bashës u duk edhe të shtunën ku çdo gjë ishte e koordinuar me tyre.

Ne e bëmë publike se Basha kishte futur në godinë njerëz të armatosur, nga grupe fundamentaliste të ardhur nga vende të tjera. Ata janë pjesë e "Muslim Brotherhood". Pse nuk ndërhyri Policia t'i verifikonte?

Si u hodh në atë godinë gjithë ai çelik nëpër dyer pa leje në Bashki? Një qytetari i shkon policia direkt sapo ndërron një derë pa leje" - tha Shehu.

Të fundit