Flash News

Ditari i Opozitës

Tritan Shehu: Pak orë para Kuvendit të 11 Dhjetorit kërkohet dorëheqja e Bashës

Tritan Shehu: Pak orë para Kuvendit të 11 Dhjetorit kërkohet

Deputeti i PD, Tritan Shehu i ka bërë thirrje kryedemokratit, Lulzim Basha që të japë dorëheqjen pak orë para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 Dhjetorit.

I ftuar në emisionin “Top Talk “ në Top Channel , Shehu theksoi se Basha pas dorëheqjes mund të kandidonte sërish për postin e kryetarit të PD-së.

 “Partia është në krizë dhe duhej të diskutohej dhe në momentin që u mblodhën firmat  në mënyrën më qesharake të mundshme më anti-statuore deklaron një kongres që nuk është kongres por anti-kongres. Në politikë ka një konsekuencë. Unë sot kërkoj hapur qartë dorëheqjen e zotit Basha bazuar në tre kolona kryesore dhe pika të tjera.

Unë kërkoj nga zoti Basha që të vijë në kongresin e datës 11. Ai po të dojë të kandidojë prapë nga e para pasi ka dhënë dorëheqjen. Berisha ka thënë që nuk përjashtoj të jem një nga konkurrentët për kryetar. Çdo gjë do të vendoset në kuvendin e 11 për të marrë të gjitha vendimet”, tha Shehu.

 

 

Të fundit