Flash News

Ditari i Opozitës

Tritan Shehu reagon pas vendimit të Kushtetueses për mjekësinë

Tritan Shehu reagon pas vendimit të Kushtetueses për

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi ligjin për studentët e mjekësisë, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thekson se kur protestohet mund të fitohet.

Shehu shkruan në Facebook se ky ishte dhe një “mësim” i qartë për ata deputete, që për konformizëm a bindje të verbër ngritën “kartonat e gjelbër” ndaj këtij ligji “bujkrobërie”.

Reagimi i plotë:

Kur protestohet e qendrohet mund te fitohet!

Ky eshte mesazhi i sotem nga pezullimi prej Gjylkates Kushtetuese i Ligjit per “pune te detyruar” te te diplomuarve ne mjekesi!

Urime e pergezime satudenteve qendrestare!

Te gjithe atyre, qe ju bashkengjiten kesaj ceshtje te madhe te drejtash e lirive!

Nje “mesim” i qarte ky edhe per ata deputete, qe per konformizem a bindje te verber ngriten “kartonat e gjelber” ndaj ketij ligji “bujkroberie”.

Te shpresojme se ajo Gjykate do te jape edhe vendimin final, ne thelb, ne kete linje te drejte.

Të fundit