Flash News

Ditari i Opozitës

Tritan Shehu: Të mblidhemi 52 deputetët e PD-së dhe të punojmë së bashku!

Tritan Shehu: Të mblidhemi 52 deputetët e PD-së dhe të

Deputeti i PD-së Tritan Shehu,  në një intervistë në FaxNews është shprehur për kandidaturat e ambasadorëve teksa e cilëson si një zgjedhje për interesa personale përzgjedhjen e tyre jashtë sekorit diplomatik, duke shtuar që ka vetëm qëllime propagandistike.

 “Të marrësh ambasadorë jashtë sektorit diplomatik bëhet padyshim për të shkatërruar trupin diplomatik, kjo po bëhet pasi konsiderohet trupi diplomatik për interesa personalë dhe propagandë”, tha Shehu.

Sa për atë që është duke u bërë në Partinë Demokratike, Shehu tha se PD është duke analizuar të gjithë faktorët e zgjedhjeve të kaluar, ku thekson një sërë elementësh të cilët shkaktuan humbjen me atë rezultat.

 “Në PD, po bëhet një analizë për zgjedhjet e kaluara, po shikohen elementët ku është cenuar krejtësisht liria dhe e drejta e qytetarëve për të votuar dhe ky ka qenë një komplot kundër PD-së muaj më parë. Me tjetërsimin e simbolit, stemës, moslejimin e emrit në fletën e votimit, fondet e dhëna, mospasjen e komisionerëve”, tha Shehu.

Megjithatë, propozimi i deputetit është të mblidhen 52 deputetët që ishin para zgjedhjeve dhe të punojnë së bashku për ta risjellë Partinë Demokratike në vizionin e saj, ku rrëzon këtu edhe pretendimet për një përçarje të saj.

Shehu përmend që PD është unike që nga baza dhe çfarë përplasjesh kanë ndodhur janë të ‘fryra’ nga kundërshtarët politik.

“Për të mos thënë proceset e rënda ndesh me parimet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ajo gjë që po ndodh me kolegët e tjerë nuk i takon PD-së. Shpresoj që ata kolegë sa më shpejtë të kuptojnë që Grupi Parlamentar ka nevojë për vizion, të mblidhemi të 52 deputetët të punojmë së bashku. Nuk ka përçarje në PD, pothuajse është unike që nga baza.”, u shpreh Tritan Shehu.

Të fundit