Flash News

Ditari i Opozitës

Tritoli ndaj Ndrecës, Bardeli: Duan të godasin frymën e demokratëve në Shkodër

Tritoli ndaj Ndrecës, Bardeli: Duan të godasin frymën e

Deputetja e PD, Greta Bardeli u shpreh se akti i fundit ndaj Benard Ndrecës tregoi se duan të godasin frymën e demokratëve në Shkodër.

Nga banesa e Ndrecës, Bardeli i bëri thirrje strukturave të policisë të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Deputetja u shpreh se demokratët nuk frikësohen, por janë më të bashkuar se kurrë.

“Kjo ngjarje zgjoi të gjithë banorët e Vaut të Dejës. Kjo ka vetëm një emër të atyre që kërkojnë të godasin frymën e demokratëve në Shkodër. OSBE-ODIHR të jetë në Shkodër, këto nuk janë aspak shenja të mira. I bëj thirrje të gjithë strukturave të policisë së shtetit të zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Demokratët nuk frikësohen. Sot jemi më të bashkuar se kurrë”, tha Bardeli.

Të fundit