All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Tritoli ndaj Ndrecës, Hila: Akt kriminal, Çuçi dhe policia të zbardhin sa më shpejt ngjarjen

All - Paragraf - 1

Tritoli ndaj Ndrecës, Hila: Akt kriminal, Çuçi dhe policia

Kandidati për kryebashkiak i opozitës në Vaun e Dejës, Zef Hila, ka dalë krah kreut të degës së PD-së, Benard Ndreca, të cilit iu vendos tritol në mjet.

All - Paragraf - 3

Për mediat, Hila tha se është një akt kriminal, teksa i bëri thirrje ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, të zbardhin ngjarjen.

“Ky është një akt kriminal ndaj rastin t’u bëj thirrje, Ministrit të Brendshëm,z. Çuçi; Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndaj këtij akti kriminal ndaj kryetarit të degës së PD në Vaun e Dejës të marrin masa të menjëhershme që ky rast kriminal të zbardhet sa më shpejt dhe autorët të marrin dënimin e merituar”, tha Hila.

I pyetur nëse i druhen faktit që kanë ndodhur shpesh ngjarje të tilla, Hila tha se situata të tilla të qarta.

“Absolutisht nuk i druhemi, asnjë lloj akti, sepse gjithë strukturat e PD, të gjithë banorët e Vaut të Dejës, të gjithë qytetarët janë të qartë në situata të tilla. Ky është një rast kriminal ndaj Policia duhet ta zbardhë sa më shpejt këtë akt”, u shpreh Hila.

Të fundit