Flash News

Ditari i Opozitës

Trump dhe SHBA, nën sulmin e propagandës ‘gebeliste’ të së majtës populiste!

Trump dhe SHBA, nën sulmin e propagandës ‘gebeliste’

 

Nga Tritan Shehu/

Refleksion:

Një ”tsunami” propagandistik, që të kujton “makinerinë Gebels“, kërkon të shkatërroje rolin, imazhin, autoritetin e Presidentit Trump…

Atë që ai e SHBA po kërkojnë të realizojnë sot në një ambjent tejet të vështirë e të deformuar shpesh herë.

Një propagandë që kërkon të ”bindë“ opinionin se Trump është nën ”shërbimin“ e Rusisë, që paguhet nga Moska, si dhe për njëqind akuza të tjera sureale ndaj tij.

Të ngjashme këto me akuzat me ato që ne dëgjonim rëndom edhe në Shqipëri gjatë diktaturës.

Pa asnjë fantazi, fotokopje e propagandave të rregjimeve, të dështuara edhe gjatë procesit elektoral të zgjedhjes Trump.

Një valë propagandistike kjo e një të majte populiste, që vetëm bën demagogji, që tentoi të shkatërrojë vlerat themelore e universale të shoqërisë, familjes, të egzistencës sonë.

Që veçse deformon demokracitë duke deformuar sistemet e drejtësisë aty ku ajo është e brishtë.

Një e majtë populiste kjo që nuk ka qenë e afte të zgjidhi dhe çeshtjet më themelore në Europë.

Pa folur ketu për ato botërore.

Që bllokoi procesin Bush për të futur në NATO në momentin e favorshem Ukrainën e Gjeorgjinë

Që i dhuroi Krimenë pak vite më parë Rusisë.

Dhe tashti pa asnjë opsion, rrugëdalje veçse kërkon të çvlerësoje rolin Trump, përpjekjet e tij për paqe, në një situatë vërtet të veshtirë e komplekse për ta arritur atë.

Një propagande “bajate” kjo, por e gjerë, e shtrirë që nga ai vend i madh, garanci e paqes e stabilitetit në Botë…

E gjer në skutat mediatike të lidhura me atë të majtë në Tiranë.

Pa dyshim e frymëzuar, e dirigjuar nga “zyrat” e rregjimit këtu, si avangardë e saj.

Kujdes, nuk duhet rënë pre dhe viktimë e kësaj propagande të shpifur!

 

Të fundit