Flash News

Ditari i Opozitës

Trump e cilëson FBI-në institucion të korruptuar, Bardh Spahia: Mos ju kujton gjë rastin Rama-McGonigal?

Trump e cilëson FBI-në institucion të korruptuar, Bardh Spahia:

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka ndarë një video të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i cili shprehet se FBI ishte një institucion shumë i korruptuar dhe se ai është viktimë e këtij institucioni në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Spahia ngre pyetjen mos kjo situata e Trump, na rikujton rastin Rama – McGonigal? Gjatë videos Trump shprehet se reputacion i FBI-së është dëmtuar rëndë ashtu si reputacioni i Departamentit të Drejtësisë, ku është përdorur drejtësinë si armë.

“Mos ju kujton gjë rastin Rama - McGonigal?

Është fundi i përdorimit të drejtësisë si armë kundër rivalëve politik!

#stoplawfare”, shkruan Spahia bashkangjitur videos.

Fjala e presidentit Trump

Mendoj që FBI ishte një institucion shumë i korruptuar dhe unë jam viktim e këtij institucioni në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Unë arrita ta mund por njerëz të tjetër janë trajtuar në mënyrë të tëmerrshme. Mendoj se FBI kishte një reputacion të mirë. Por mendoj se ky reputacion është dëmtuar rëndë ashtu si reputacioni i Departamentit të Drejtësisë.

Shikoni cfarë kanë bërë duke përdorur drejtësinë si armë. Shikoni cfarë i kanë bërë kundërshtarëve politik.

Kujt do ja merrte mendja që FBI do korruptohej sic u korruptua?

 

Kujt do ja merrte mendja që kjo do të ndodhte? Kujt ja merrte mendja që do përdorej kundër kundërshtarëve politik ashtu sic ndodhi?

 

Kujtojmë që ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së u dënua një vit më parë me më shumë se dy vjet burg për marrjen e qindra mijëra dollarëve në para të thata nga një biznesmen me lidhje me qeverinë shqiptare- dhe për përpjekjet për të fshehur marrëdhëniet e tyre financiare korruptive.

Charles McGonigal, 55 vjeç, mbikëqyri operacionet e sigurisë kombëtare për FBI-në në Nju Jork për gati dy vjet përpara se të dilte në pension në vitin 2018.

Ai dukej se përparonte interesat shqiptare në SHBA pasi kërkoi dhe mori afërsisht 225 mijë dollarë në vitin 2017 nga një njeri që kishte punuar për një agjenci të inteligjencës shqiptare, thanë prokurorët.

Ish-agjenti i lartë i FBI shprehu keqardhje për veprimet e tij. Ai tha se do të punojë gjithë jetën e tij për të rifituar besimin dhe për t’u bërë një njeri më i mirë.

Prokurorët federalë thanë se në lojë ishin licencat për fusha nafte në Shqipëri. I implikuar sipas tyre është edhe ish-ministri i energjetikës në Shqipëri, që kishte interesa financiare në këtë çështje.

 

Të fundit