
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Trump thotë se telefonata e tij me Putinin i sjell palët me afër bisedimeve për paqe
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka rritur përpjekjet për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për paqe, në mënyrë që t’i japë fund luftës në Ukrainë, pasi bisedoi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për më shumë se një orë dhe u pajtua me të për fillimin e bisedimeve.
Trumpi njoftoi më 12 shkurt në rrjetin e tij social, Truth Social, se me Putinin u “pajtua për të punuar ngushtë së bashku, përfshirë duke vizituar vendet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, jemi pajtuar që ekipet tona t’i nisinë bisedimet menjëherë”.
Ai foli më gjatë për planet e tij më vonë në Shtëpinë e Bardhë, ku u tha gazetarëve: “Mendoj se jemi në rrugën e duhur për të arritur paqe”.
Ai theksoi se pas telefonatës me Putinin, foli edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por nuk u shpreh qartë nëse Ukraina do të jetë pjesëmarrëse e barabartë në negociatat me Rusinë.
“Mendoj se ata duhet të bëjnë paqe. Njerëzit e tyre po vdesin”, tha Trump.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u tha aleatëve të NATO-s në Bruksel më 12 shkurt se është "joreale" të pritet që kufijtë e Ukrainës të kthehen në gjendjen e para vitit 2014 dhe se Shtëpia e Bardhë nuk e sheh anëtarësimin e Ukrainës në NATO si pjesë të zgjidhjes për konfliktin.
Komentet e tij ishin goditje ndaj synimeve të Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO dhe për ta larguar Rusinë nga të gjitha territoret ukrainase që i ka pushtuar.
Edhe Trumpi tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk do të ishte “praktike.”
Këto komente janë ndër treguesit më të qartë se si presidenti Trump synon ta përmbushë premtimin e tij elektoral për t'i dhënë fund luftës. Disa ekspertë e cilësuan si strategji të dobët përgatitjen e rrugës për bisedime duke i dhënë kushte të favorshme Rusisë.
Oxana Shevel, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Tufts, tha për Radion Evropa e Lirë se Ukraina tashmë e ka kuptuar që shpresat e saj për t'u anëtarësuar në NATO nuk do të jenë pjesë e tryezës së bisedimeve për t'i dhënë fund luftës.
Por, ajo paralajmëroi se do të jetë çështje edhe më serioze nëse Putini përpiqet ta bindë Trumpin ta zhbëjë deklaratën e NATO-s për "rrugën e pakthyeshme" të Ukrainës drejt anëtarësimit.
“Putini do ta dëshironte shumë këtë”, tha Shevel, duke shtuar se një gjë e tillë nuk do të pritej mirë nga vendet evropiane të NATO-s.
Rusia e ka nën kontrollon rreth një të pestën e Ukrainës, përfshirë Gadishullin e Krimesë, dhe forcat e saj kanë përparuar në rajonin lindor të Donbasit për muaj të tërë, megjithëse me një kosto të madhe, ndërsa vazhdojnë të godasin objektiva civile në të gjithë vendin.
Hegseth tha se Ukraina duhet të përgatitet për një marrëveshje paqeje, e cila do të mbështetej nga trupa ndërkombëtare, por theksoi se forcat amerikane nuk do të jenë pjesë e asnjë garancie të sigurisë.
Zelensky nuk tregoi ndonjë shenjë zhgënjimi për deklaratat e tyre, duke theksuar se ai dhe Trump diskutuan "mundësitë për ta arritur paqen" dhe "gatishmërinë tonë për të punuar së bashku në nivel ekipi”.
“Ukraina e dëshiron paqen më shumë se kushdo tjetër. Ne do t’i përcaktojmë hapat tanë të përbashkët me Amerikën për ta ndaluar agresionin rus dhe për të garantuar një paqe të besueshme dhe afatgjate”, tha ai në postime në rrjetet sociale.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Trump "shprehu mbështetje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve dhe zgjidhjen e çështjes me mjete paqësore".
“Presidenti Putin, nga ana e tij, përmendi nevojën për t’i eliminuar shkaqet kryesore të konfliktit dhe ra dakord me Trumpin se një zgjidhje afatgjate mund të arrihet përmes negociatave paqësore”, tha Peskov.
Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia po i afrohet përvjetorit të tretë këtë muaj dhe diplomacia po intensifikohet para Konferencës së Sigurisë në Munih, e cila do të mbahet nga 14 deri më 16 shkurt dhe ku Zelensky dhe zyrtarë të lartë amerikanë planifikojnë të marrin pjesë./ REL
Të fundit


Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50