Flash News

Ditari i Opozitës

Tryeza e LDGSH, Berisha: Beteja juaj në shoqëri përballet me murin mijëravjeçar të patriarkisë

 Tryeza e LDGSH, Berisha: Beteja juaj në shoqëri përballet me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur Konferencën për Pjesëmarrjen e Grave në Proceset Politike dhe Fitoren e Zgjedhjeve organizuar në Tiranë nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionit Jarl Hjalmarson.

Gjatë fjalës së tij, kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria ka një fatkeqësi të madhe, pasi ka kryeministrin më mizogen të Europës.

Berisha: Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për praninë e tyre në këtë aktivitet, një mbështetje shumë e çmuar për Lidhjen Demokratike të Gruas në Shqipëri dhe për Partinë Demokratike.

I dërgoj një përshëndetje të përzemërt, mikeshës tonë të çmuar, zonjës Eva Gustavson.
Kam ndjekur me interes punimet e kësaj konference, e cila vërtetë mblidhet në një klimë elektorale, por mblidhet për një problem themelor të PD-së dhe shoqërisë tonë, rolin, potencialin e madh të gruas në zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe në fitoren elektorale të zgjedhjeve, por dhe në drejtimin e Shqipërisë.
Të nderuara zonja, beteja juaj për afirmimin gjithnjë e më të madh të rolit tuaj përcaktues në shoqëri dhe në vend, është një betejë e vështirë, është një betejë që përballet me murin mijëra vjeçar të patriarkisë, i cili defakto është sot dhunuesi më kryesor i lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, Europë dhe botë.
Beteja kundër këtij muri, beteja për rrëzimin e tij është nga betejat më të rëndësishme për emancipimin njerëzor dhe ju me përpjekjet tuaja, jepni një kontribut shumë të çmuar.

Të fundit